Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 8 mijë e 134 vaksina.
Manastirliu shkruan në rrjete sociale se, nga fillimi i fushatës deri më tani janë kryer mbi 250 mijë vaksinime në të gjithë vendin.
Këtë mesazh e shpërndan edhe Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në të gjithë Shqipërinë janë kryer mbi 250 mijë vaksinime.
Së fundmi në Rinas kanë mbërritur edhe 100 mijë vaksina kineze kundër covid-19, ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se do të ulet fasha e vaksinimin për mosha më të reja.
Ndërkohë, kujtojmë se, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 286 raste të reja dhe 7 humbje jete si pasojë e Covid-19.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç.
Ministria njofton se, në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.