Në të gjithë vendin ditën e sotme janë vaksinuar 7.386 qytetarë.
Kështu bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Twitter”.
Por që fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, ministrja bën me dije se janë vaksinuar plot 192.882 qytetarë.
Prej një jave tashmë vendi i është nënshtruar vaksinimit masiv të popullatës dhe pritet që të vijojë me këtë intensitet.