Deputetin socialist Fatmir Xhafaj jemi mësuar ta shohim përherë brenda kostumit të një politikani serioz ku radhë herë janë hasur imazhe të profilit të tij përtej jetës parlamentare. Këtë fundjavë ai ka zgjedhur t’i bashkohet një loje basketbolli të organizuar nga të rinjtë e njësisë 10 ku është rikthyer edhe njëherë te pasioni i tij i hershëm.

Disa nga momentet e lojës, ish ministri ka zgjedhur t’i publikojë në rrjetet sociale ku ndër të tjera tregon edhe numrin 23 të koshave të bërë nga skuadra e tij, që përkon edhe me numrin e tij në fletën e votimit më 25 prill.

Postimi i plotë

Një ditë ndryshe nën shoqërinë e çunave dhe gocave shembullor të njësisë 10, të cilët janë pjesë e një skuadre solide🤝 që mund t’i bëjë ballë me sukses çdo sfide. Kënaqësi t’i bashkohesha ndeshjes së sotme në një pauzë nga ndeshja e madhe ku secili vrapon ⛹🏻 me besim, dëshirë dhe vullnet të plotë për të shënuar koshat e një fitoreje sa më rezultative. ✅

Sot shënuam 2️⃣3️⃣ kosha, ndërsa më 25 prill të gjithë bashkërisht synojmë të shënojmë veç në Tiranë rreth 230 mijë të tillë. 🏀

Vijojmë më tej, forca! 💪🏻

#FatmirXhafaj23✅
#ShqipëriaEArdhmjaJonë🇦🇱
#BetejaVazhdon 2️⃣3️⃣✔️
#psnjësia10🌹