Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermërt në Marovë ku shkëmbeu batuta me disa pre tyre. Rama i kërkoi të fliste për aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të produkteve të fshatit.
“Tregoja pak analistëve që flasin nga klubet e natës në televizor”, tha Rama.
Në momentin ku njëri prej tyre nisi të falenderonte Partinë Socialiste, Rama e ndërpreu duke i kërkuar të mos flasë si politikan por si fermer. Në fund Rama e ftoi në karrigen e tij. “Është një çikë karrige e rëndë”, ia ktheu me batutë fermeri.
Ndërsa ftoi një tjetër Rama tha e quajti me ironi “olikarg domatesh”. “Ja ku është ky oligarku tjetër, një oligark domatesh”, tha Rama. “Kemi filluar me ekport të bimëve medicinale. Nga amrerika në të gjithë evropën. Dhe në korenë e jugur kemi filluar të ekportojmë”, filloi fermeri.