Një ndër temat që u prekën mbrëmjen e sotme në emisionin Open, ku i ftuar është kryeministri Edi Rama është mbajtja e premtimeve të dhëna vite më parë. Rama tha se nuk janë hapur 300 mijë vende siç është premtuar por janë hapur 278 mijë. Rama: S’janë hapur 300 mijë janë hapur 280 mijë, janë letrat e shtetit se them unë. Merrni shikoni raportin e bankës, se jemi vendi i parë për punësimin përfshirë edhe Serbinë e Maqedonie. Problemi është që sot sfida është nuk thjesht te vendet e punë. Sot problemi ynë është rritja e pagës për punën. Për të pasur vende punë të paguara mirë duhet të kalojmë në hapa e drejtime të reja.
Sejamini: Bëhet fjalë për formalizimin. Rama: Për ne vende punë quhet kur personi është në të bardhë jo kur është skllav në këto 278 mijë ka vende edhe të reja pune. Sejamini: Në Shqipëri nuk është rritur konsumi Rama: Në Shqipëri nuk janë rritur çmimet? Sejamini: Jo nuk janë rritur Rama: E ke të shkruar që Shqipëria ka regjistruar uljen më të madhe të papunësisë. Po flas për vende pune që paguajnë sigurime shoqërore.