Gjendja pandemike në Kosovë vazhdon të jetë serioze. Numri i rasteve të reja të infektimit, si dhe i viktimave mbetet ende i lartë. Vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan 8 viktima dhe 356 raste të reja me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë mbi 103 mijë kosovarë u preken nga ky virus, ndërsa 2 mijë e 18 prej tyre vdiqën. Numri i të shëruarve kalon mbi 90 mijë, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 34.
“Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.