Pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruajti në twitter ndaj Ilir Metes: “Është e papranueshme për cilindo që të kërcënojë se qytetarët do marrin “sfurqet” më 25 prill ose nëse nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime duhen dënuar. Ata që nxisin dhunë do të mbahen përgjegjës për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal.”, ka reaguar Meta.
Ai shkruan dhe tregon biseden qe ka bere sipas tij, me Ambasoren Kim, ku sipas tij eshte kercenuar nga SHBA.
Reagimi:
Ilir Meta këtë fuqi e gjen te raporti i ndershëm me Kushtetutën, SHBA dhe me popullin e Shqipërisë. Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me disa ambasadorë amerikanë jo për faj të tij por për faj të të tjerëve. Zonja e nderuar Kim që ka hyrë në këtë lojë më ka thënë se ti ke bërë një letër për Dvoranin, dhe unë i thash që ti thirrin mendjes dhe unë nuk doja që ta botoja këtë letër.
Ajo më mori në telefon dhe më tha që mos bëj zhurmë dhe se do respektojmë Venecian dhe më thotë se ne dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini ju për mua nxirrini të gjitha i thash për popullin se unë mbroj popullin shqiptar. Por po ja them sot kësaj zonje që provokon presidentin e nxitur nga Rama, se unë respektoj Kushtetutën. Nëse preket vota e popullit, rezultati nuk mund të pranohet. Unë kam shumë respekt për të.