Në konferencën për mediat mesditën e sotme në Presidencë, Ilir Meta pranoi se PS do të arrijë në 8 mandate në qarkun e Vlorës.
“Se ç’po bën numri 8 në Vlorë, unë nuk e di. E di që kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare, ky skenar është përvëluar dhe djegur. Për këtë kam njoftuar dhe përfaqësuesit e opozitës.” -u shpreh Meta.
Por ndërsa kreu i shtetit pranoi 8 mandatet e PS në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit, pyetja që shtrohet është: A do të marrë PD 4 mandate apo një prej tyre do arrijë ta sigurojë LSI?
Një ditë më parë, Top-Channel publikoi sondazhin e IPSOS sipas të cilit, në qarkun e Vlorës LSI nuk arrin ta marrë asnjë mandat deputeti në këto zgjedhje.