Ana dhe Arsimi, të dy ish-konkurrentë të “Përputhen”, ndonëse nuk e pranuan publikisht marrëdhënien e tyre na lanë të kuptonim se ata ishin në një lidhje.
Por mesa duket me ikjen e Arsimit ne Zvicër marrëdhënia mori fund. Ana është pyetur nga një ndjekës ne Instagram nëse është e dashuruar dhe ajo ka thënë:
“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”.
Pas kësaj Arsimi ka publikuar një foto te çmimeve Oscars, ku shkruan:
“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.