Kandidati i Qarkut të Tiranës Plarent Ndreca, një nga figurat më aktive të fushatës në ekranet televizive ka bërë një thirrje nga zona e tij elektorale në takimet e fundit para heshtjes zgjedhore. Ndreca ka bërë thirrje që mos të harrojmë ngjarjet e fundit dhe mesazhin e tyre për konflikt nga frika e madhe e humbjes.
Sprinti i fundit për mos të humbur asnjë qytetarë të zonës për tu takuar, për t’i dëgjuar dhe për tu thënë se 25 Prilli përcakton rrugën tonë drejt ngjitjes apo kthimin tonë në të kaluarën që nuk premton të ardhme. Mos harroni pamjet e fundit, mos harroni diferencën e madhe mes nesh dhe atyre, mos harroni se ata nuk i ndahen forcës dhe dhunës duke e ditur humbjen e sigurt, mos harroni se si ata janë në gjendje të ngrejnë grupe paramilitarësh, të nisen me furgona të armatosur dhe të hapin panik, mos harroni as sot thirrjen e drejtuesit të Dibrës makabriteti i sëcilës tregon veç dëshirën e madhe për konflikt. Qytetari jonë do të flas siç ka folur kur një ministër jep dorëheqjen për vrasjen nga një prej 13 mijë policëve të një qytetari, këta jo vetëm nuk njohin as ndjesën për vrasësit e tyre por as dorëheqjen JO dhe JO!
T’i mundim me VOTË në 25 Prill për Shqipërinë e së ardhmes! -thekson Ndreca në statusin e tij në FB.