Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka bërë thirrje për një fushatë të qetë, ndërsa u bëri thirrje partive dhe jo vetëm që çfarë vlen për t’u korrigjuar të korrigjohet në kohë.
Celibashi ka treguar se në cilat raste fletët e votimit do të vlerësohen si të vlefshme apo të pavlefshme. Kryekomisioneri tregoi që fleta e votimit do të quhet e vlefshme vetëm nëse në të është votuar një kandidat dhe partia apo koalicioni në të cilin ai bën pjesë. Pra, zgjidhet kandidati dhe partia. Nëse votuesit votojnë kandidatin e një partie apo koalicioni dhe një parti tjetër, atëherë fleta e votimit do të konsiderohet e pavlefshme.