Programi “Dua të të bëj të lumtur” nën drejtimin e Arbana Osmanit na shoqëron çdo të shtunë. Së fundmi, është publikuar në faqen zyrtare të “Top Channel” promoja e puntatës së radhës, ku tregohet se do të transmetohet historia e dy të rinjve të cilët e duan njëri-tjetrin por nuk mund të jenë bashkë. “U del përballë ti të gjithëve nëse unë të thëm po?”, dëgjohet t’i thotë vajza teksa i riu i propozon në studio.

Të rinjtë po përjetojnë një dashuri të ndaluar pasi të gjithë familjarët janë kundër dhe vajza vendoset para vendimit të vështirë. Vihet re se në fund të videos situata ka agravuar aq keq në studio saqë ka mbërritur policia. Në këtë program trajtohen histori nga më të ndryshmet që prekin realitetin shqiptar. Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ishin të ftuar pak javë më parë në emision “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar dy fëmijë, që kishin mbetur jetim. Prindërit e tyre ndërruan jetë në një kohë shumë të shkurtër njëri pas tjetrit dhe Ilirit e Anitës ju ndryshoi totalisht jeta pas kësaj humbje të madhe.

Ermali dhe Amarda u prekën nga historia e tyre dhe i ftuan dy të rinjtë t’ju bashkohen në një udhëtim me familjen e tyre për disa ditë. Çifti e mbajti fjalën dhe së fundmi Ermali ndau në rrjete sociale disa foto me Amardën, Anitën dhe Ilirin. Ata kanë udhëtuar të gjithë bashkë në Kolashin dhe duket se e kanë shijuar shumë këtë moment bashkë.