Neymar: “Do të bëjmë gjithçka për të arritur në finale”

Neymar Junior, sulmuesi i Paris Saint Germain, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Manchestrer Cityn në Ligën e Kampionëve.

Ai ka lavdëruar skuadrën e Pep Guardiolës, por i ka paralajmëruar se PSG-ja synon finalen dhe krejt trofeun këtë edicion, pasi dështoi në vitin 2020.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë të garës. Manchester City është ekip i shkëlqyer, me lojtar fantastik dhe do të jetë e vështirë sikur ndaj Bayernit. Por, ne jemi të përgatitur dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, u shpreh Neymar.

“Askush te ne nuk mendon për lojë individuale, ne duam ta fitojmë Champions Leaguen. Këto trofe të qëndrojnë në mendje, jemi ekip i bashkua dhe duam të fitojmë së bashku”.