Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin e pasdites së sotme në Dibër ku disa demokratë me në krye kandidatin Xhelal Mziu zbuluan një makinë ku u gjetën para dhe karta identiteti. Rama tha në “Opinion” se kjo është një skenë më shumë që tregon pse shqiptarët duhet të votojnë PS më 25 Prill. Ai deklaroi se ata që bëjnë akuza i kanë duart me gjak pasi sipas tij kanë vrarë një person dje në Elbasan dhe kanë plagosur një efektive policie.
“Ajo që dimë zyrtarisht është që ka një strukturë të armatosur të pranuar nga drejtuesit e PD që kanë vrarë një njeri, kanë plagosur një efektive me pretendimin që po mbrojnë votën. Kjo çështje krijon më shumë konfuzion. Kjo skenë është një tjetër arsye pse shqiptarët më 25 Prill duhet të votojnë masivisht për PS.
Kjo është një skenë e tmerrshme. Është njësoj si skena e Elbasanit me përjashtimin se këtu nuk ka viktima. Preshin nuk e sqarojnë këta që e bëjnë Shqipërinë sikur kanë ardhur zulut dhe po marrin peng. Këto skena janë skena që Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë dhe po rikthehen nga PD. Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji për të ndotur maksimalisht procesin me çdo çmim. Ata që I bëjnë akuzat sot i kanë duart me gjakun sepse kanë vrarë një njeri. Nga ngjarja e Dibrës ka persona të ndaluar të cilët po hetohen nga Prokuroria”, tha Rama.