Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas incidentit për një vend parkimi mbrëmjen e djeshme në Kavajë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se si Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta nuk e mbajnë dot më peng Kavajën.
“Saliu e Iliri s’e mbajnë dot më peng Kavajën. Dëshpërimi i humbjes të shtyn të trajtosh çdo konflikt banal rrugësh si Vaterlo fatale! Grow up”, shkruan Veliaj.