Të dhënat e Exit Poll që japin të mundur një ndarje të thellë 9-3 në Vlorë konfirmohen nga kutia e parë që është hapur në këtë Qark.

Kjo kuti e parë ka dhënë një ndarje prej 61.3% për PS dhe 34.2% për PD. Edhe këtu konfirmohet rënia dramatike e LSI, me vetëm 3.4% të votave, tërësisht jashtë garës për të mbrojtur mandatin e 2017-s.

Rritja e PS, shoqëruar me votat e humbura të LSI, e bëjnë në këtë moment të parë tërësisht të mundur një ndarje 9-3 në favor të socialistëve.

Në 2017-n, në Vlorë PS fitoi 8 mandate, PD 3 mandate dhe LSI 1.