Procesi i numërimit të votave nuk ka vonuar pasi ka nisur 2 orë pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin. Ishte Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës që nisi e para hapjen e kutive të votimit.

Edhe në Bashkinë e Memaliajt në Tepelenë në qarkun Gjirokastër ka nisur procesin e numërtimit. Komisionerët e numërimit kanë hapur 3 kutitë e para të votimit dhe kanë nisur procesin e numërimit. Fillon procesi i numërimit në Bashkinë e Policanit në qarkun e Beratit.