Ish kryetari i PD të Kukësit Ibsen Elezi, ka reaguar menjëherë pas daljes publike të Luzlim Bashës që nuk njohu zgjedhjet dhe për pasojë as përgjegjësinë për humbjen.

Elezi thotë se ky është akt papërgjegjshmërie dhe për këtë do të protestojë te selia e PD, duke kërkuar që t’i bashkohen dhe të tjerë demokratë!

“Shkurt e prerë, mua me erdhi turp kur e degjova, po ty ?! Unë nesër në ora 11:00, te PD do dal të protesoj ndaj këtij akti të turpshëm papërgjegjshmërie.”, shkruan ai.

Postimi i plotë:
Sot shtrohet ceshtja e shpetimit te PD nga shkaterrimi.
Nese dikujt i dhimbset Luli me shume se PD te dalin dhe te formojne nje parti tjeter.
Partia demokratike nuk eshte prone e dikujt.
Reagoni dhe mos te lejojme shkaterrimin e planifikuar te saj, jane qindra mijera ata qe kane kontribuar nga 91 qe e duan nje PD te fortedemokratike perballe nje pakice qe duan ta mbajne peng.
Ti kerkosh proces zgjedhor brenda PD nje humbesi te shumfishte per ta nxjerre PD nga kriza, eshte kerkese mininmale dhe e detyrueshme demokratike, nese dikush e refuzon thjeshte duhet detyruar ta pranoje.
10 Betejat e Shitura
Basha VS Rama
2015 braktisja reformes territorial
2015 humbja e zgjedhjeve lokale
2017 marrveshja e 17 majit
2017 listat personale dhe humbja e zgjedhjeve parlamentare
2018 protesten e Kukesit
2019 dorezimi i mandateve (braktisja e kauzes dhe protestave)
2019 dorezimi 60 bashkive
2020 braktisja e mbrojtjes Teatrit
2020 deshtimi i reformes zgjedhore
2021 humbja e dyte e zgjedhjeve parlamentare
Neser te PD, ora 11