Dashi-Personat e kësaj shenje njihen si udhëheqës. Liria e tyre dhe fryma aventureske sigurojnë një bazë optimale për sipërmarrjen. Fakti që janë shumë të përqendruar dhe kanë një personalitet intensiv i bën ata njerëzit më interesantë. Asnjë ditë nuk është e njëjtë me një Dash!

Gaforrja-Personat e kësaj shenje kanë një personalitet të fortë dhe sjellje dominante në punë ashtu si dhe në jetën personale. Besimi që kanë i bën ata kolegë dhe partnerë besnikë. Një cilësi tjetër që i veçon ata nga të tjerët është vullneti që shfaqin në kohë sfidash. Është një shenjë që shquhet për vendimet e duhura.

Luani-Personat e kësaj shenje njihen si ndër personalitetet më të forta të Horoskopit. Luani dallohet nga burrëria dhe guximi i tyre. Pozitiviteti krijon gjithashtu imazhin e një udhëheqësi. Me energjinë dhe prirjet që kanë, Luanët iu pëlqejnë të jenë komandues, diçka që iu jep kënaqësi.

Akrepi-Është një nga shenjat më të guximshme të Horoskopit. Reflekton gjithmonë energji dhe siguri. Arrijnë të ngrihen përballë sfidave dhe ndalojnë vetëm kur marrin atë që duan. Një cilësi tjetër e Akrepit është dhe përkushtimi ndaj asaj që e konsiderojnë si të drejtë.