Janë numëruar 21 kuti nga 207 në Qarkun e Gjirokastrës.
Partia Socialiste ka grumbulluar deri 2.098 vota ose 55% të votave.
Partia Demokratike ka marrë 1.111 vota ose 29% të votave.
LSI është në kuotën e 519 votave ose 13% e totalit.
Me këtë rezultat, LSI nuk do të jetë në gjendje të marrë një mandat, duke sjellë një ndarje 2-1-1.
Nëse votave e LSI nuk do të vlejnë për një mandat, do të llogariten vetëm ato të PS dhe PD.
Nëse kjo gjë ndodh, aktualisht jemi PS 2.5 mandate dhe PD 1.5 mandate. Që do të thotë se loja është e gjitha e hapur për të ndarë Qarkun 3-1, kjo duke llogaritur që Tepelena dhe Gjirokastra, ku PS pritet të jetë më mirë ende nuk kanë filluar të numërohen.
Megjithatë, PS duhet të rritet ende me 3-4% që t’ia dalë. Nëse përqindja aktuale do të qëndrojë, ndarja do të ishte 2-2.