Ka përfunduar numërimi i votave për 178 kuti nga 511 gjithsej në Qarkun e Elbasanit. Deri më tani, kryesuese në këtë qark është Partia Socialiste e cila ka siguruar 55.5% të votave, e përkthyer në 29.723 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike me 37.5% e përkthyer në 20.105 vota, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 4.9% e konvertuar në 2.640 vota. Aktualisht, projeksionet tregojnë se Partia Socialiste në këtë qark siguron 8 mandate, ndërsa Partia Socialiste 6.