Procesi i numërimit të votava të 25 Prillit ka nisur në disa bashki të vendit, ndërkohë që Tirana dhe Pusteci (Qarku Korçë) kryesojnë me publikimin e rezultateve paraprake.
Në gjashtë kutitë e para, tre në Tiranë dhe tre në Pustec, Partia Socialiste kryeson me 893 vota. Ajo pasohet nga Partia Demokratike dhe koalicioni AN me 657. Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim ka në këto gjashtë kuti 145 vota.
Disa nga qytetarët kanë votuar edhe partitë e reja. PSD e Tom Doshit ka 10 vota, Balli Kombëtar 2, partia e Myslim Murrizit 3, ABEOK 3, LRE 1 dhe partia e Jozefina Topallit 1.
Ky është rezultati i orës 23:55 të së dielës (sipas Klan) ndërkohë që numërimi pritet të zgjasë pa ndërprerje.