Procesi i numërimit të votave nuk ka vonuar pasi ka nisur 2 orë pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin. Ishte Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës që nisi e para hapjen e kutive të votimit për t’u ndjekur më pas nga Bashkia e Policanit në qarkun Berat dhe ajo e Memaliajt në qarkun Gjirokastër.

Kuti të para janë hapur edhe në qarqe të tjera si në Kukës, Vlorë Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Nga 50  kuti votimi të numëruara gjithsej deri tani në rang kombëtar Partia Socialiste ka marrë 5708 vota, PD-AN ka marrë 4317 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 825 vota, PSD 158 e në vijim.