“Ekziston një disbalancë skandaloze në shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në të gjithë botën dhe shumica e vendeve nuk kanë doza të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e grupeve me rrezik të lartë”. Kështu tha sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tentros Andanos.
Ai theksoi se në vendet e varfra qytetarët po vaksinohen shumë më pak se në vendet e pasura. “Mesatarisht në vendet me të ardhura të larta, pothuajse një në katër persona është vaksinuar kundër COVID-19. Në vendet me të ardhura të ulëta, ky raport është një në më shumë se 500,” i tha ai një konference shtypi.