Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR është duke mbajtur konferencën e parë dhe paraprake për shtyp në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Shqipëri.

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve.

Vëzhguesit e OSBE kanë publikuar disa nga gjetje paraprake, ku theksuan se në Shqipëri mbetet një shqetësim presioni ndaj punonjësve civilë. Po ashtu OSBE ka dënuar dhe dy ngjarjet e rënda në Kavajë dhe Elbasan dhe kërkuan që të zbardhen sa më shpejt.

“Vijon të mbetet shqetësim presioni ndaj nëpunësve civilë. Po ashtu gjatë fushatës doli dhe një data bazë me të dhënat e qytetarëve dhe kjo për ne është një shkelje.

Dua të dënoj incidentet e dhunshme që paraprinë votimeve të së dielës që përfunduan me një të vdekur dhe një të plagosur. Këto incident e duhet të hetohen deri në fund. Nxitja e dhunës nuk duhet të tolerohet dhe duhet të dënohet“, është kjo një pjesë e deklaratës së vëzhguesve të OSBE./