Shqipëria, për planet i mperialiste të Italisë f ashiste nën udhëheqjen e d iktatorit Benito Musolini, ishte një pikë nevralgjike jo vetëm për kontrollin e detin Adriatik por edhe për shtrirjen përmes asaj, në gadishullin e Ballkanit dhe në Mesdhe më gjerë. Për të arritur këtë qëllim, ai shfrytëzoi d obësinë ekonomike dhe pamundësinë e r egjimit zogist për t’u shkëputur nga v arësia italiane, në mënyrë që të arrijë koncesione nga pala shqiptare të cilat ishin të rëndësishme për planet e tij afatgjata, dhe të cilat do të çonin deri edhe në p ushtimin e Shqipërisë, transmeton lexo.com.al.
Kështu dhe ndodhi si sot më 7 prill 1939, ku pas një u ltimatumi të lëshuar për t’u dorëzuar, filloi fushata e shkurtër u shtarake kundër vendit tonë, duke zgjedhur një s ulm të njëkohëshëm kundrejt të gjithë porteve të vendit. Nga ana tjetër, Qeveria e Mbretit Zog u shpërbë në vetvete pasi disa zgjodhën të largohen, ashtu si edhe disa komandantë të lartë të u shtrisë së vogël dhe k eqpajisur shqiptare. Në këto kushte, mbrojtja e vendit iu la disa xhandarëve dhe grupeve patriotësh të cilët me a rmë të vogla i r ezistuan heroikisht duke dhënë jetën e tyre, l uftës, rezultati i së cilës ishte i paracaktuar nga fuqia absolute e u shtrisë italiane dhe p afuqisë politike dhe u shtarake e vendit tonë. Më 12 prill 1939, Mbreti Emanuel III u kurorëzua Mbret edhe i shqiptarëve pas inkorporimit të Shqipërisë në Perandorinë italiane, ashtu si edhe institucionet shqiptare u bënë pjesë e atyre italiane./Lexo.com.al/e.c.