Ka nisur me vranësira dhe reshje shiu dita e sotme, por pritet që pasditja do të sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit. Sipas Meteoalb, pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që të ketë më shumë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do fryjë mesatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.