Pas Ilir Metës, dhe këshilltari i afërt i Lulzim Bashës ka sulmuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Me anë të një reagimi në twitter, këshilltari i Bashës, në sulmin e tij drejtuar ambasadores së SHBA-ve, i thotë asaj se ajo nuk e njeh Shqipërinë dhe Kushtetutën e Shqipërisë, dhe madje as atë amerikane.
Reagimi i plotë këshilltarit të Bashës: Zonja Ambasadore !
Shqiperia nuk është Kongua në Afrikë, por nje shtet dhe komb i qyteteruar nga më të vjetrit në zemer të Europës.
Në nje vënd si Shqiperia e sotme, ku nuk drejton më ligji, e drejta dhe shteti ligjor, në një vënd antar të Natos, me liberalizim vizash qe aspiron per në BE, ku fatkeqesisht nje si ne Kongo, grupet kriminale te lidhura me narko-pushtetin, dhunojne ligjin dhe qytetarin, vjedhin zgjedhjet dhe e çojnë vëndin në kaos.
Popullit, I lind e drejta të mbrohet, dhe vetmbrohet jo vetëm me c’furgje, por me çtë mundet . Ju kujtoj vazhdon debatin Henze, se ju nuk duket se e njini kushtetuten Amerikane, aq më teper ate shqiptare.