Kryeministri Rama teksa udhëton drejt Pogradecit ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e mbrojtjes dhe kandidatin e PS, Niko Peleshi. Rama e pyet Peleshin se si është situata në Pogradec, si po ecën fushata dhe zhvillimet nga PD e LSI.
Peleshi e informon se PD e LSI vijojnë me stilin e vjetër, madje si shembull merr Edmond Spahon që u premton fermerëve se do mbyllë doganat që të shesin prodhimet vendase. Rama ka kërkuar që mos ketë organizime të mëdha gjatë fushatës, por vetëm grupet ë vogla për të komunikuar drejtpërdrejt.
Biseda/ Niko Peleshi: Alo, po kryetar
Edi Rama: Si je, ça bëhet ?
Niko Peleshi: Mirë, si jeni ju
Edi Rama: Rrugës për Pogradec jam, si duket situata aty
Niko Peleshi: Shumë mirë, në çdo bashki në çdo fshat ka angazhim, ka mobilizim, situatë e shëndetshme. Kemi zgjedhur të vrapojmë njëçik më shumë, t’i takojmë. Mos i shtyjmë të mblidhen në organizime të mëdha. Jo se nuk kemi mundësi
Edi Rama: Jo jo, jo organizime se do i marrim në qafë. Këta po i marrin në qafë. E di mo e di, më thonë dhe mua po pse s’mblidhemi dhe ne. Të tregojmë forcën dhe ne, po ça force te tregosh.
Niko Peleshi: Preferon t’i mbledhim grupe më të vogla..
Edi Rama: Edhe më mirë, se komunikojmë direkt, dëgjojmë e flasim. Lere ç’thonë ata. Këta si janë këta, PD e LSI.
Niko Peleshi: Vijojnë me stilin e vjetër, deklarata, denigrime, shpifje, sulme, nuk po merremi me ata, s’biem në atë batak. Këtë gjë po bëjmë. Intimidim, mundohen të premtojnë budallallëqe. Ky Spaho takohet me fermerët, iu thotë sa të vijmë ne do mbyllim doganat të shisni prodhimet. Ne nuk e bëjmë dot këtë, edhe ai e di se është ekonomist.
Edi Rama: Po çe pyet, njëri thotë do iu heqim traun, tjetri andej do t’iu hapim rezervuarët. Çe pyet. Nejse nejse
Niko Peleshi: Nuk po ngjit, nuk po ngjit.
Edi Rama: Rrugës jam unë, takohemi aty
Niko Peleshi: Takohemi atje, hadje ciao