Kryemininistri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” një tjetër rast ku shfaqet papërgjegjshmëria e Lulzim Bashës i cili vijon të mbledhë militantë rreth vetes në kundërshtim të plotë me masat AntiCovid.

Ndërsa në një foto shfaqen qytarët në radhë që marrin vaksinën në foton tjetër Basha dhe militantët që përhapin Covid19.

Rama nga ky kontrast ngre pyetjen: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill?

Statusi i plotë: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:
• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;
• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet…
*Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës. (Lexo.al)

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158666140186523/