Ata e dinë se çfarë duan në jetë dhe kur duan diçka, bëjnë çdo gjë për ta marrë. Personat që i përkasin shenjës së Dashit janë shumë të apasionuar. Astrologët e quajnë Dashin si “romantikun e fshehtë” sepse nuk duket kështu në fillim të marrëdhënies.
Janë shumë realistë, të vendosur dhe i fshehin emocionet e tyre, por kur takojnë një shok shpirti, të gjitha emocionet dalin në sipërfaqe. Jeta me Dashin është emocionuese dhe dinamike, dhe nga ana tjetër, shumë e sigurt. Partnerët e dinë që mund të mbështeten tek ata në situata të vështira.
Janë pak xhelozë. Dashi mund të ndihet i pasigurt nëse mendon se dikush mund t’i “rrëmbejë” personin e zemrës. Priren të jenë xhelozë nëse vërejnë se dikush po flirton me partnerin.
Si ta bëni për vete një Dash? Dashi ka një ego shumë të theksuar dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Kur bëhet fjalë për njohjen, personat e kësaj shenje duan të jeni të guximshëm. Dashi është shumë i ndjeshëm ndaj lavdërimeve. Nëse po dilni me një Dash, mos ngurroni t’i kundërshtoni.