Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si nxitës të pezullimit të punës së kontrollorëve, duke bërë që të pezullohen fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pasi Presidenti Meta tha se i kishte nisur atij një letër pak ditë më parë, për ta lajmëruar mbi problematikat që i kishte adresuar Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Transportit Ajror.

“Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!”, shkruan Rama