Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për atë që ajo e cilesoi si një fushatë të fortë.
Ambasadorja Kim shkruan se duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, liderët politikë do të tregojnë se janë duke vepruar të përgjegjshëm për të mirën e shqiptarëve.
SHBA, shprehet Kim, pret tashmë që forcohen më tej marrëdhëniet mes dy shteteve për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.