Hoxhaj: PDK kundër Vjosa Osmanit, është figurë partiake dhe përçarëse
Partia Demokratike e Kosovës nuk mbështet Vjosa Osmanin sin president të vendit, është kjo deklarata e kryetarit Enver Hoxhaj gjatë seancës parlamentare.
“Vjosa Osmani nuk është unifikuese, është përçarëse. Është partiake, I mungon pavarësia partiake dhe do të jetë nën vullnetin e zotit Kurti,” tha Hoxhaj.
Pasi sipas tij zgjedhja e presidentit të vendit është një ngjarje festive për vendin. Duhet të arrihet një kompromis i gjerë në mënyrë që presidenti të jetë sa më konsensual. Por sipas tij një e tillë nuk po ndodh me Osmanin.
“Vjosa Osmani nuk po zgjidhet po emërohet nga Kurti. Kështu e sheh Kurtin qeverisjen, njëjtë si motoja e tij në zgjedhje Krejt dhe Drejt. Modeli I tij nuk është model i një demokrati por një autokrati,” tha Hoxhaj.
Madje ai ka preferuar të bëjë ironi duke i kërkuar Kurtit të tregojë se çfarë vaksine ka marrë, sepse sipas tij ajo e ka bërë të sillet përçart.
“Vaksina që e ke marrë, a ta ka rrit temperaturën a ka pas efekte anësore. Mëngjes folshe për zgjedhje mbramje folshe për zgjedhje, a vendi ka nevojë për lidership”, tha Hoxhaj.
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza janë larguar nga salla menjëherë pas fjalimit nga senaca ku po mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit.
Pas mbarimit të fjalimit, Hoxhaj dhe Hamza janë larguar nga salla, teksa seanca është duke vazhduar.