Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në njësinë 5 në Tiranë tha se vota e çuar te Basha është të gjuash në ajër, vota e çuar te Kryemadhi është të gjuash në këmbë kurse vota për PS është vota për të ecur drejt së ardhmes.
“Vota është një armë vlera e të cilës është te ai që e mban. Mund të kesh një armë të gjuash në ajër mund gjuash në shenjë. Vota e çuar te luli është të gjuash në ajër, te Monika është të gjuash në këmbë. Vota e çuar te 12 është vota që çan rrugën e të ardhmes është arma që hap rrugën e të ardhmes dhe po iu them të gjithëve duhet karakter të gjuash te 12. Kush do të provojë karakterin të gjuajë te 12. Kush gjuan te 6 dhe 9 thjesht ka pranuar dobësinë e karakterit. Ka pranuar se pret që gjërat ti vijnë, pret që maja të zbresë. Mos guxoni të kënaqeni kjo është të gjuahs te 12. Të gjuahs te 9 është hall i madh. Të gjuash në ajër por nuk është e thënë se do iki por mund të të bjerë rikoshet e të të kapë ndonjë qafë e të ta ulë kokën poshtë. Se thoni ne e bëmë tonën na sillni ato lekë se leku i madh ka dalë rrugëve. Leku do shkojë brenda atyre makinave të karvanit se ato makinat patronazhistët i ndjekin. I ndjekin dhe këtu iliri ka të drjetë. Ilir patronazistët e dinë kush është autokolona e lulit me xhama të zi. Ata e dinë se të kujt janë ata makina të shtrenjta që xhirojnë goma. Aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër”, tha Rama.