Nuk ndodh shpesh që Eni Çobani të ndajë me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e momente të tjera të jetës së saj. Por, ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar tek “Rudina”, juristja u është përgjigjur disa pyetjeve pikante nga publiku. Mes tyre, Eni është përgjigjur edhe për puthjen dhe vendin e puthjes së parë.
“Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç dhe më pas rezultoi që jemi bashkë pas 25 vitesh me bashkëshortin. Normalisht, ka qenë zgjedhja e duhur e jetës sime.
Kam folur shpesh për Avenirin, por meqë më preku në një moment se kemi një vend ku është dhënë puthja e parë, ka qenë në Dajt, në një pemë, e cila akoma dhe sot është dhe ne shpesh e vizitojmë dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të jetës sime.
Pastaj mos i krahasojmë me moshën sot. Sot mund të puthen shumë më herët dhe t’i kenë lidhjet më të hershme, por ne kur putheshim për herë të parë domethënë që do putheshim përjetë. Kisha mbaruar fakultetin, isha përcaktuar dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në kohën që jam njohur me Avenirin”, rrëfeu Çobani.
E pyetur se si është njohur me partnerin, Eni u përgjigj: “Ne kemi një lidhje familjare dhe nëpërmjet një njohjeje të përbashkët në një takim familjar ngelën sytë, jo se unë nuk e pëlqeva si person, por nuk e mendoja si njeriun që do vazhdoja jetën. Ai me shumë qetësi dhe dashuri arriti që Enin ta fitonte”.
Ndërkohë, publiku kureshtar donte të dinte edhe nëse Eni i ka bërë mollëzat, pra nëse ka përdorur botoks, sepse i bien shumë në sy. “Unë e kam thënë herë pas here, por ndoshta kam kohë që nuk i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Janë ca faktorë genetikë që na ndihmojnë ta kemi këtë jetëgjatësinë e pamjes dhe nuk dua të them që nuk e mirëmbaj.
Sigurisht që fjalën botoks nuk e kam përqafuar, fakti është që nuk e kam ndier të nevojshëm, mund ta kem të nevojshme nuk diskutohet, por unë jam një natyrë që reflektoj gjatë kur bëj gjëra në trupin tim. Kështu që kjo më ka ndaluar dhe frenuar… përveç një trajtimi që mund ta bëjë çdo femër për mirëmbajtjen e fytyrës, lëkurës dhe trupit”,- tha Eni.