Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Mursi të Konispolit, ku pa nga afër punimet në zonë. Rama tha se zona është kthyer në një vatër zhvillimi të bujqësisë, duke shtuar se tashmë janë 183 pika grumbullimi me kushti optimale, ku i jepet mundësia fermerëve që të mos i shesin në rrugë produktet e tyre e të mos i hedhin.
Po ashtu Rama nuk la pa bërë edhe batutat me një fermer, i cili tha se “tani ka ardhur ora e fshatarëve”, referuar mbështetjes që qeveria i ka ofruar atyre.
Ndërsa Rama iu përgjigj: “Ju ka ardhur katundari më i gjatë në krye dhe ju mbështet, e para, është edhe pjesa tjetër. Po i thosha dje, ju kujtohet kur ecnim nëpër Shqipëri, që rrugëve ishin ato tendat që shisnin? 183 pika grumbullimi me kushte optimale dhe ja ku është produkti tani, shkon në pikën e grumbullimit, bëhet loja me tregun dhe shitet kur do ti.