Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ambientet e maternitetit të ri të Lezhës, një pritje dhjetëravjeçare e njerëzve të krejt kësaj zone që mbaron me një maternitet europian. Bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kryeministri Edi Rama vizitoi ambientet e këtij materniteti i ndërtuar me kushte dhe standarde bashkëkohore.
Ndërsa vlerësoi punimet e këtij materniteti, Rama tha se “tashmë ëndrra u bë realitet pas 30 vitesh”.
Manastirliu tha se “materniteti i ri është i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme të teknologjisë së lartë”.
Sipas saj, materniteti është gati për nisjen nga puna, ndërkohë që po trajnohet stafi për përdorimin e aparaturave të reja.
“Materniteti do të ofrojë edhe shërbime të reja. Ky është materniteti i 6 që ne ndërtojmë plotësisht brenda këtij mandati”, tha ajo.