Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kavajë ditën e sotme, ku u takua me qytetarët e zonës. Kreu i qeverisë nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës. Ai tha për kreun e PD-së se ka rënë në duar të këqija dhe janë ata që e drejtojnë.
“Duhet të them që ka punë të pambarua, ka ende halle për të adresuar, probleme për të zgjidhur.Se thonë ata Rama ik e duhet me ik unë? Jo mer Lul, se s’është aq e lehtë, duhet të më mundë, ka ra në dur të kqija qëkur u nda me mu. E ka lidh Monika këtu e i thotë skape skape, por është i mirë”, ironizoi Rama.