Brenda vitit edhe 34 fshatra të Kolonjës do të furnizohen për herë të parë në histori me 24 orë ujë të pijshëm, falë investimeve që po kryhen në këtë zonë.
Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Leskovik për të inspektuar nga afër ujësjellësin e ri.
“Më vjen shumë mirë që po përmbyllet historia e legjendës së ujit. Janë 120 e ca kantiere nëpër Shqipëri. Përmbyllet që nga veriu lart deri në jug poshtë programi kombëtar i ujit me investimet që po bëhen. Këtu janë 34 fshatra që marrin ujë të pijshëm”, tha Rama.