Kryeministri Rama përmes një postimi ne Facebook: ka dhënë lajmin e mirëse brenda prillit në Shqipëri do mbërrijnë edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Kryeministri shkruan se do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë.
“LAJM I MIRË, Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER
*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama në Facebook.