Kryeministri Rama ka ndarë lajmin e mirë për ardhjen e 90 mijë e 800 dozave të tjera vaksine AstraZeneca. “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”-shkruan Rama.

Postimi i plotë:

? TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA?

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit?

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira?

Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë????