Kreu i qeverisë Edi Rama, bëri me dije se në përfundim të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, pas vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri do të vaksinohen punonjësit e hoteleve. Rama e dha këtë lajm gjatë një takimi me përfaqësues të këtij sektori në Durrës.

“Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar.

Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat. Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer”, tha Rama.

Rama u shpreh se ky proces do të nisë nga aty ku ka masë të madhe njerëzish ndërsa zbuloi se marrë informacion nga ministri i Turizmit Blendi Klosi në lidhje me numrin e punonjësve që do t’i nënshtrohen vaksinimit. Rama u shpreh se ky proces do duhet të përfundojë brenda muajit qershor, periudhë kur nis edhe fluksi më i madh turistik.