Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër rindërtimin e rrugës Roskovec – Poshnje, i shoqëruar nga kandidatët e tij për deputetë. Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimin e emrit të qytetit Ura Vajgurore në Dimal, kryeministri Rama u shpreh entuziast. Gjatë rrugës, Kryeministri është pritur nga disa dhjetëra banorë, që kishin dalë për ta parë nga afër.
Gjatë inspektimeve për rindërtimi i rrugës Roskovec – Poshnje, kreu i qeverisë u shpreh “se të jetosh në një qytet me emër Ura Vajgurore është një stres.” Kryeministri Edi Rama shoqërohej edhe nga Nasip Naço, me të cilin nuk i kurseu batuta, duke thënë se nuk kanë të gjithë fatin si ai të quhen Skrapar. Ndërsa, në një takim me banorët e komunitetit, që kishin dalë për ta pritur, kryeministri theksoi se ka ofruar në skuadër lojtarët më të mirë, e këtu iu referua Nasip Naços, i cili ka ardhur nga radhët e LSI.
Edi Rama: Shyqyr që mbaroi ajo Ura Vajgurore. Të jetosh në një vend me emrin Ura Vajgurore është një stres më vete. Tani iku kjo.
Kryetarja e Bashkise: Faleminderit dhe ju për mbështetjen. Ishte edhe një mbështetje e komunitetit. Ndryshimi i emrit është pjesë e një strategjie të zhvillimit.
Edi Rama: Çështje fati është kjo. Se e di Nasipi, nuk e kanë të gjithë fatin të quhen Skrapar.
Nasip Naço: Edhe ne me fat jemi
Edi Rama: Po fatin tuaj nuk e kanë të gjithë Nasip.
Nasip Naço: Ne jemi s’kemi për ta ndryshuar.
Qytetari: Tani Nasipi pjesë e kombëtares.
Nasip Naço: Kot nuk erdha me kombëtaren.
Edi Rama: Skuadrat këtë punë kanë, forcohen duke marrë lojtarët më të mirë. E gjithë ajo që unë mezi pre me 25 prill, është të shoh ca bëni ju kur jemi të
gjithë bashkë.