Rruga e Arbrit një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore dhe një vepër inxhinierike komplekse, por merr formë dita-ditës. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Ura Fshat në Rrugën e Arbrit, një nga më të lartat në rajon. “Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon!
Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj”, tha Rama. Kryeministri theksoi se, “me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i Rrugës së Arbrit është i lidhur”. “Edhe pak durim dhe ëndrra 100-vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, tha Rama. Rruga e Arbrit është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturorës rrugore të vendit. Ajo do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme lidhjen e Dibrës me Tiranën, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e zonave në të cilat kalon.