Nga Berati kryeministri Edi Rama tha se në 8 vite janë rritur eksportet dhe janë ulur importet në vend. Investimet në bujqësi, tha Rama ka bërë që rrugët në Shqipëria të mos jenë më rrugët e një merkatoje kaotike, ku prodhimet tregtoheshin me tezga në rrugë, por sot fermerët i eskpotojnë ato. Kjo ka bërë tha Rama që Shqipëria të kthehej në kampione të eksporteve bujqësore në gjithë rajonin tonë. Gjatë kohës që po fliste kanë nisur dhe një shih i letë, të cilin Rama e cilësoi si një paralajmërim për breshrin e votave të PS .
“Shiu që ka nisur është paralajmërimi i gjithë breshrit të votave të PS që do të hyjë në të gjitha kutitë e votimit që nga Kuçova deri në Skrapar. Që nga Poliçani deri në Dimal dhe natyrisht këtu në Berat. Këtu në Berat ku disa vite më parë ishte vërtetë e lodhshme të vijë, ishe një rrugë plot gropa, një rrugë që nuk çonte drejt qytetit turistik, nuk të çonte në një prej vendeve të krenarisë por dukej sikur nuk të çonte asgjëkund. Kujtesa do t’ju ndihmojë që të sillni para syve se si në anë të asaj rruge ishin të rreshtuara tezgat me fruta, me perime. Rrugët e Shqipërisë ishin si rrugët e një merkatoje kaotike, rrugët e dëshpërimit dhe të mbijetesës për qindra njerëz që punonin tokën. Sot nuk janë më ato tezga në asnjë rrugë të Shqipërisë. Duhet të mundohesh për të gjetur ndonjë tek-tuk. Ku janë ato prodhime, jo vetëm që nuk janë pakësuar por janë shumëfishuar po shkojnë në pikat e grumbullimit. Sot Shqipëria ka shkuar në vendi ne parë për eksporte bujqësorë. Jemi eksportuesit më të mëdhenj të domates, të perimeve, por kemi akoma kaq shumë mundësi, potenciale, kaq shumë rrugë për të bërë. Të bashkuar kemi mundësi ta ngjisim Shqipërinë në atë majë ku e kanë lënë amanet. Të jeni të bindur nëse ne para 6-7 vitesh eksportonim 100 mln prodhime bujqësore dhe sot 400 milionë, brenda mandatit të tretë do i çojmë në mbi 1 miliard. Nëse para 6-7 vitesh arrinim të punonim 120 mijë ha tokë buke dhe sot kemi shkuar në rreth 230 mijë duke e dyfishuar sasinë e tokës që punohet. I kemi të gjitha mundësitë që të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë mundësi dhe nga kjo tokë të nxjerrim shumë më tepër prodhim. Sot ne e kemi përgjysmuar volumin e importeve dhe kemi rritur të eksporteve. Importojmë 1, eksportojmë 3”, tha Rama.