Sot u inagurua Spitali Memorial Rajonal i Fierit, një investim i qeverisë së Republikës së Turqisë, i cili përfundoi brenda 3 muajve.
Të pranishëm në ceremoni ishin Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë Fahrettin Koca dhe në lidhje direkte nga Turqia, Presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri Rama ka vijuar me fushatën elektorale në Fier, ku në një bashkëbisedim me banorët e këtij vendit u shpreh se ky inagurim ishte një moment që ky qytet e ka pritu prej shumë vitesh.
Kreu i qeverisë tha më tej se sot infrastruktura e spitaleve sot është në nivelin e duhur dhe tha se universiteti që do të ndërtohet pranë këtij spitali është për ekselentët e mjekësisë dhe sipas Ramës do të jetë një spital ndërkombëtar me profesor të huaj dhe me një diplomë ndërkombëtare.
Rama: Është një pamje e veçantë, siç i ka hije Fierit dhe mua më vjen mirë që sot në këtë moment të rrugës sonë ne kemi kaq shumë gjëra për të numëruar nga çfarë kemi bërë, por ju i dini ato dhe pa diskutim që sa më shumë të bëjmë aq më shumë do duam të bëjmë, sa më shumë plagë të shënohen aq më shumë bien në sy plagët që duhen shëruar akoma. Kjo është rruga jonë, ne nuk kemi asgjë më të rëndësishme se njëri tjetrin dhe vazhdimin e misionit tonë.
Përpara se të shkonim në Lushnje ishim në një moment ky qytet e ka pritur prej shumë vitesh, kur kemi ardhur në Fier për të diskutuar për programin të gjithë prioritetin nr. 1 kishin spitalin Rajonal të Fierit, më vjen mirë që jo vetëm ka një spital të ri por Shqipëria ka një spital të ri të standardeve më të larta botërore deh Fieri do të jetë një destinacion i shumë shqiptarëve dhe përtej Shqipërisë pasi në këtë spital do ofrohet një shërbim i standardeve më të larta.
Sot infrastruktura e sistemit shëndetësor është në nivelin e duhur, në mënyrë që spitalet të bëhen përfundimisht të qytetarëve dhe të gjitha ato bishta që vazhdojnë të shfaqen në jetën e gjithkujt që duhet të shkojnë në spital të këputen një herë e mirë, që fjala ryshfet e korrupsion të fshihet nga fjalori i shqetësimit të shqiptarëve, kjo është e mundur sot, sepse falë spitalit të Fierit do të mund të fusim një model krejt tjetër administrimi të burimeve njerëzorë dhe financiare.
Ky spital na jep mundësinë që të ëndërrojmë më shumë, që pikërisht pse kemi tani këtë qendër të ndërtojmë pranë saj një universitet për ekselentët e mjekësisë dhe spitali i Fierit bëhet një spital universitar.
Do të jetë një universitet ndërkombëtar me profesor të huaj dhe shqiptarë dhe me një diplomë ndërkombëtare.