Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Durrës, ku ka vizituar familjet që u janë ndërtuar shtëpitë, pas tërmetit.
Gjatë bisedës me familjarët, Rama nuk ka hezituar të ndalet sërish tek zgjedhjet. Kryeministri tha se tropojanët nuk ua dhanë votën, por megjithatë ata do të vazhdojnë të punojnë për këtë zonë.
“Ata bashëqytetarët e juaj në Tropojë nuk na e dhanë votën, por ne do e bëjmë Tropojën lule, edhe më shumë inat tani që nuk na dhanë votën,” tha Rama.