Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, po bëhet realitet. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut që të ndërtohej rruga e Lumit të Vlorës.
“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama.