Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë të fushatës elektorale me një seri takimesh në qytetin e Pogradecit, nga ku ndalesa e parë ishte një qendër shëndetësore ku vijon vaksinimi. Më pas, kreu i vendit u nis drejt Korçës dhe inspektoi nga afër punimet në kantierin e ujit në Pojan, të cilat do të përfundojnë pas 2 muajsh. Fill pas kësaj, Kryeministri kreu një takim me qytetarët në Korçë ku ishte i pranishëm kryetari i bashkisë së Korçës dhe kandidatët për deputet në këtë qytet.

Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga bulevardi i Korçës dhe shkruan se është vendi ku çdo ditë rilindin shtëpi të vjetra dhe lindin biznese të reja. Rama shkruan më tej se: “këtë dekadë do ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan”.

Postimi në rrjete sociale: Në bulevardin e Korçës ku çdo ditë rilindin shtëpi të vjetra dhe lindin biznese të reja, përgjatë tij e në çdo rrugicë Këtë dekadë do ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim